web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Territoriale/ Kaso: Edhe Korça, si Maliqi duhet të thotë jo!

2 Tetor 2026, 18:26, Politikë CNA

Reforma Territoriale/ Kaso: Edhe Korça, si Maliqi duhet të

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës Ivi Kaso ka deklaruar në foltoren e Ripërtëritjes së Korça është qarku me shpopullimin me të lartë në Shqipëri.

“Sfida e opozitës në Korçë ka qenë e dyfishtë.Të gjithë banorët janë detyruar të ikin të braktisin shtëpitë dhe lagjet. Sot Korça është qarku me shpopullimin më të lartë në Shqipëri”, tha Kaso.

Më tej pati dhe akuza ndaj kundërshtarit të tij politik në Korçë, Niko Peleshi, duke thënë se ky i fundit nuk përfaqëson Korçën në Tiranë, por interesat e tij dhe të kryeministrit Edi Rama.

“Në Tiranë Niko nuk përfaqëson Korçën por interesat e tij dhe të Ramës”, u shpreh Kaso.

Kaso foli dhe për Reformën Territoriale e cila parashikon bashkimin e Maliqit me Korçën.

Sipas Kasos, kjo është llogaritje për ta centralizuar pushtetin.

Ai theksoi se Korça duhet t’i thotë jo shkrirjes së bashkisë së Maliqit.

“Kjo nuk është përpjekje për të përmirësuar jetën e korçarëve po llogaritje për të centralizuar pushtetin. Opozita i ka thënë jo këtij projekti , jo i kanë thënë dhe qytetarët e Maqilit, jo duhet t’i thotë dhe Korça”, tha Kaso./ CNA





Lajmet e fundit nga