829 gra dhe 19 burra janë prekur nga kanceri i gjirit në vitin 2025

2 Tetor 2026 | 18:40

Rastet me kancer të gjirit janë rritur sërish. Ekspertët e ISHP-së thonë se trendi është i njëjtë me atë të vendeve europiane dhe shkak për këtë është stili i jetesës, rritja e jetëgjatësisë, por edhe ndërgjegjësimi, që i çon gratë dhe vajzat drejt mjekut për t’u diagnostikuar.

Por nuk janë vetëm femrat të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Në vitin 2025 ka pasur raste edhe te meshkujt.

Ekspertët e ISHP-së, në analizën e tyre, identifikojnë se disa qarqe kanë më shumë raste. Pavarësisht rritjes së rasteve, kapja në kohë e sëmundjes ka bërë që vdekshmëria të ulet.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e kapjes në kohë të kancerit të gjirit. Ndaj, ekspertët bëjnë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrolle. Përveç mamografive të vendosura në spitale dhe qendra shëndetësore, 2 mamografitë lëvizëse do të jenë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që çdo grua dhe vajzë të ekzaminohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në Belsh, flakët përhapen pranë banesave dhe ullishteve

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje zonën pranë fshatrave Seferan dhe Merhojë, në Bashkinë Belsh. Flakët, të favorizuara nga...
18:29 | 02/10/2026

Bardhi: Mazhoranca po bllokon Komisionin Hetimor për KAYO-n

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po shtyn shqyrtimin në Kuvend të kërkesës së opozitës për ngritjen e...
17:17 | 02/10/2026

Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive

Ambasada amerikanë në SHBA këtë të premte ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi me ambasadori e ri Eric...
14:37 | 02/10/2026