E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Peqin/ Zjarri në fshatin Galush, flakët rrezikojnë banesat

Vijon edhe pasditen e sotme zjarri në fshatin Galush të Peqinit, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit në një territor më të gjerë, ndërsa flakët janë drejtuar në afërsi të banesave të zonës, duke i vënë ato në rrezik.

Reklamë

Ndërhyrja për izolimin e vatrës ka nisur që në orët e para të mëngjesit, por pavarësisht përpjekjeve, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Forcat në terren po vijojnë punën për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.