125 ditë rezistencë! Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Ditën e sotme shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, teksa qytetarët kanë filluar të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. Pas mbledhjes, pjesëmarrësit pritet të nisen në marshim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohen edhe fjalimet e organizatorëve.

Me të mbërritur para ndërtesës së qeverisë, protestuesit do të shprehin zërin e tyre për shqetësimet dhe pakënaqësitë ndaj vendimeve të ekzekutivit, në një lëvizje që tashmë ka kaluar katër muaj.

Të lidhura

None found

Kërkesa qendrore e qytetarëve të mbledhur mbetet dorëheqja e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Në platformën e tyre parashikohet gjithashtu formimi i një qeverie tranzitore me afat 12-mujor, e cila do të kishte për detyrë përgatitjen e vendit për zgjedhjet e ardhshme.

Përveç kësaj, protestuesit kërkojnë anulimin e disa nismave ligjore, të cilat sipas tyre dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të ketë asnjë hap pas derisa të plotësohen kërkesat e parashtruara.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubet