Kërkesa për komision hetimor për KAYO, Kuvendi i përgjigjet Bardhit
Kuvendi i Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e kompanisë “KAYO sh.a.”.
Në përgjigjen e saj, Drejtorja e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvend i bën me dije Bardhit se, në zbatim të Rregullores së Kuvendit dhe rregullave për organizimin dhe funksionimin e tij, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator, është shqyrtuar kërkesa për ngritjen e këtij komisioni.
Sipas përgjigjes, në mbledhje nuk është arritur konsensus për elementet e komisionit. Për këtë arsye, është rënë dakord që kjo kërkesë të mos shqyrtohet në seancën plenare të 24 shtatorit, por në seancën plenare pasuese.
Po ashtu, Drejtorja e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ i bën të ditur Bardhit se java në vijim është javë e posaçme e deputetëve me zgjedhësit. Rrjedhimisht, edhe seanca plenare e tetorit është tërësisht e dedikuar për diskutimin e problematikave të evidentuara gjatë javës së veprimtarisë me zgjedhësit.
Sipas përgjigjes së Kuvendit, kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor ka kaluar për shqyrtim dhe vendimmarrje në seancën plenare pasuese.
Berisha në Korçë: Emigracioni dhe varfëria po zbrazin vendin, do ta përmbysim këtë situatë
Maran: Finlanda na bën të luajmë keq! Hysaj: Objektivi është të jemi të parët
Shqipëria mbyll përgatitjet për Finlandën, Maran merr lajmin e mirë për grupin e lojtarëve
- 19:05 Kriza e energjisë, Meloni kërkon lehtësi nga rregullat e BE-së
- 19:03 Turizmi përballet me mungesë stafi, të huajt po sjellin konkurrencë në treg
- 19:00 Berisha në Korçë: Emigracioni dhe varfëria po zbrazin vendin, do ta përmbysim këtë situatë
- 18:40 829 gra dhe 19 burra janë prekur nga kanceri i gjirit në vitin 2025
- 18:34 POS i detyrueshëm për bizneset, afati i fundit 31 dhjetor 2026
- 18:34 Maran: Finlanda na bën të luajmë keq! Hysaj: Objektivi është të jemi të parët