
Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 125-të, ndërsa aktivistët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Aktivistja Vatnikaj tha se në nisje të protestës askush nuk e dinte se sa do të zgjaste kjo betejë dhe se sa këmbëngulje do të kërkonte për ta vijuar atë.
“Në ditën e parë të kësaj proteste askush nga ne nuk e dinte sa do të zgjaste, çfarë pune do të kërkohej dhe sa këmbëngulje për ta çuar përpara këtë betejë”, deklaroi Vatnikaj.
Ajo tha se protesta, sipas saj, nuk është vetëm kundër klasës politike, por lidhet edhe me kërkesën për dinjitet dhe për një shtet në shërbim të qytetarëve.
“Kjo betejë nuk është betejë vetëm kundër klasës së korruptuar politike 36-vjeçare, por është për të marrë dinjitetin që na kanë shkelur gjithë këto vite dhe për të rimarrë shtetin në shërbim të qytetarëve”, u shpreh aktivistja.
Vatnikaj shtoi se protestuesit do të vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë.
“Prandaj edhe sot jemi bërë këtu për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë”, tha ajo./Versus.al

