Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Tajvani" nuk do të jetë më, në vend të tij do të ndërtohet "Shatërvani i Tiranës", projekti i studios "BIG" merr vëmendje të gjerë për zonën ikonike të kryeqytetit

Shkruar nga Newsbomb
"Tajvani" nuk do të jetë më, në vend të tij
Kompleksi privat "Tajvani" dhe projekti fitues i BIG

Kompleksi privat "Tajvani" nuk do të jetë dhe për shumë gjatë në hapësirën e Parkut Rinia, sepse aty do të ndërtohet një kullë e bardhë tredimensionale, e cila do të imitojë retë dhe do të quhet "Shatërvani i Tiranës".

Studio daneze BIG – Bjarke Ingels Group ka propozuar një ndërtesë të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë sa më shumë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun.

Koncepti mbështetet te ideja e një “reje”, me hapësira për banim dhe punë të ngritura mbi tokë. Poshtë tyre krijohen zona të mbuluara, hije dhe hapësira publike, të menduara edhe si një hyrje e re e Parkut Rinia në raport me qytetin.

"Tajvani" nuk do të jetë më, në vend të tij

Projekti parashikon ruajtjen e ujit dhe të shatërvanit si pjesë të identitetit të zonës, por i trajton ato në një formë të re. BIG propozon ngritjen e ujit në strukturë, në mënyrë që ai të rikthehet në park me efektin e një “shiu vere”. Sipas studios, ky element synon të ndikojë edhe në mikroklimën lokale dhe në përdorimin e hapësirës publike gjatë muajve të nxehtë.

Gjatë prezantimit, studio e përshkroi Parkun Rinia si një hapësirë ku ndërthuren disa rrjete — gjelbërimi, uji dhe aktiviteti social — dhe propozimi është ndërtuar mbi idenë që ndërtesa të shtojë funksione të reja pa marrë më shumë sipërfaqe nga parku, raporton Monitor.al.

"Tajvani" nuk do të jetë më, në vend të tij

Studio synon gjithashtu krijimin e një pike të re të identifikueshme në qytet, jo përmes lartësisë, por përmes formës dhe mënyrës se si ndërtesa lidhet me hapësirën publike. Sipërfaqet e projektit janë ndarë mes rezidencave, hotelerisë dhe zyrave, ndërsa rreth 10% e programit parashikohet për një komponent kulturor dhe funksione të hapura për publikun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese