125 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në kor: Edi Rama jep dorëheqjen
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Gjykata e la në burg/ Zbardhet dëshima e Eraldo Fizit: E kam dhunuar vetëm një herë, por e kam dashur... 2 Tetor, 12:...
• Qytetarët janë mbledhur sot në ditën e 125 të revoltës kundër qeverisë Rama. • Fillimisht protestuesit u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë. • Gjatë fjalimeve, ata kanë theksuar se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Disa prej tyre kanë reaguar edhe për kontrollet e kryera nga BKH dhe SPAK në banesën e Ron Yeffet, në kuadër të hetimeve për kompaninë shtetërore “KAYO”. • Protestuesit e lidhën aksionin e institucioneve të drejtësisë me protestat e zhvilluara prej 125 netësh, ndërsa kërkojnë hetime edhe ndaj disa zyrtarëve dhe personave të tjerë. • Ata theksojnë gjithashtu se skandali i SHISH ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto janë disa nga thirrjet kryesore gjatë tubimeve.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podium ditën e sotme, në protestën e 125-të kundër klasës politike. Në fjalën e saj ajo është shprehur se beteja nuk është vetëm kundër klasës, sipas saj, të korruptuar por bëhet për të rikthyer dinjitetin e shkelur ndër vite. Ajo u shpreh se tubimi për dorëheqejn e kryeministrit të vendit Edi Rama, do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.
“Në ditën e parë të kësaj proteste askush nga ne nuk e dinte sa do të zgjaste, çfarë pune do të kërkohej dhe sa këmbëngulje për ta çuar përpara këtë betejë. Kjo betejë nuk është betejë vetëm kundër klasës së korruptuar politike 36-vjeçare, por është për të marrë dinjitetin që na kanë shkelur gjithë këto vite dhe për të rimarrë shtetin në shërbim të qytetarëve. Prandaj edhe sot jemi bërë këtu për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë.", tha Vatnikaj./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Nën thirrjet "Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria" kanë nisur marshimin në drejtim Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime e tyre. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njëjtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 125-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al