
Zbulohet "mesazhi" kërcënues që mori pronari i njjë pike karburanti në dalje të qytetit të Peshkopisë, përmes një kutie picash ditën e sotme.
Pajisja e cila iu soll biznesmenit Zija Shulku si mesazh kërcënues në këmbim të 50 mln lekëv ishte e lidhur me një kuti picerie,
Pas konstatimit të pakos, policia rrethoi menjëherë zonën dhe vendosi një perimetër sigurie. Zona u mbajt nën kontroll për rreth tre orë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.
Në vendngjarje mbërritën specialistët e çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët kryen procedurat e nevojshme për ekzaminimin dhe neutralizimin e sendit të dyshimtë.
Për shkak të situatës, disa subjekte pranë zonës së karburantit u mbyllën përkohësisht. Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve u devijua dhe vijoi përmes unazës së Peshkopisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të veprimeve hetimore janë shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të kërcënimit./Infonews

