Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një biznes privat në Peshkopi është kërcënuar me shpërthim me eksploziv, nëse nuk paguan gjobën 50 milionë lekë. *Pronari i një pike karburanti, Zija Shulku, ka marrë një kuti picash, brenda së cilës ndodhej një mesazh ku kërkohej pagesa e shumës, ndërsa paralajmërohej se në të kundërt biznesi do të hidhej në erë. *Në kuti dyshohet se ndodheshin edhe materiale që mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv. *Pas konstatimit të pakos, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë dhe për rreth tre orë mbajti nën kontroll perimetrin. *Në vendngjarje u nisën specialistë të çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët morën masa sigurie për ekzaminimin dhe neutralizimin e materialeve të dyshimta.
FOTO/ Gjobëvënie ndaj pronarit nga Peshkopia, zbulohet "mesazh" benda kutisë së picave

Zbulohet "mesazhi" kërcënues që mori pronari i njjë pike karburanti në dalje të qytetit të Peshkopisë, përmes një kutie picash ditën e sotme.
Pajisja e cila iu soll biznesmenit Zija Shulku si mesazh kërcënues në këmbim të 50 mln lekëv ishte e lidhur me një kuti picerie,
Pas konstatimit të pakos, policia rrethoi menjëherë zonën dhe vendosi një perimetër sigurie. Zona u mbajt nën kontroll për rreth tre orë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.
Në vendngjarje mbërritën specialistët e çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët kryen procedurat e nevojshme për ekzaminimin dhe neutralizimin e sendit të dyshimtë.
Për shkak të situatës, disa subjekte pranë zonës së karburantit u mbyllën përkohësisht. Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve u devijua dhe vijoi përmes unazës së Peshkopisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të veprimeve hetimore janë shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të kërcënimit./Infonews
EMRI/ U kërcënua me eksploziv, identifikohet pronari i karburantit në Peshkopi

Identifikohet biznesmeni që u kërcënu me eksploziv përmes një kutie picash sot në Peshkopi.
Ai është Zija Shulku.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku pronari Zija Shulku i një biznesi privat një pike karburanti, është kërcënuar se subjekti i tij do të hidhej në erë nëse nuk paguante shumën prej 50 milionë lekësh.
Sipas të dhënave të siguruara, pronari kishte marrë një mesazh kërcënues. Pas verifikimeve, numri nga i cili ishte dërguar mesazhi rezultoi të ishte i lidhur me një kuti picerie.
Pas konstatimit të pakos së dyshimtë, Policia rrethoi menjëherë zonën dhe vendosi një perimetër sigurie, i cili u mbajt nën kontroll për rreth tre orë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.
Brenda pakos ndodhej edhe një letër, ku kërkohej pagesa e 50 milionë lekëve brenda dy orëve. Në rast se shuma nuk do të paguhej, pronari kërcënohej se pika e karburantit do të hidhej në erë./Versus.al
"50 milionë lekë ose të hodhëm në erë"/ Kërcënohet biznesmeni nga Peshkopia, mesazhi i erdhi në një kuti picash

Një biznes privat në Peshkopi është kërcënuar me shpërthim me eksploziv, nëse nuk paguan gjobën 50 milionë lekë.
Mësohet se pronari i një pike karburanti, ka marrë një kuti picash, brenda së cilës ndodhej një mesazh ku kërkohej pagesa e shumës, ndërsa paralajmërohej se në të kundërt biznesi do të hidhej në erë.
Në kuti dyshohet se ndodheshin edhe materiale që mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv. Pas konstatimit të pakos, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë dhe për rreth tre orë mbajti nën kontroll perimetrin.
Në vendngjarje u nisën specialistë të çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët morën masa sigurie për ekzaminimin dhe neutralizimin e materialeve të dyshimta.
Për shkak të situatës, disa biznese pranë zonës së karburantit u mbyllën përkohësisht, ndërsa qarkullimi i automjeteve u devijua përmes unazës së Peshkopisë.
Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar disa persona. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kërcënimit./Versus.al

