AKTUALITET /

EMRI/ U kërcënua me eksploziv, identifikohet pronari i karburantit në Peshkopi

Policia rrethoi menjëherë zonën dhe vendosi një perimetër sigurie, i cili u mbajt nën kontroll për rreth tre orë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

Shkruar nga Versus

EMRI/ U kërcënua me eksploziv, identifikohet pronari i karburantit

Identifikohet biznesmeni që u kërcënu me eksploziv përmes një kutie picash sot në Peshkopi. 

Ai është Zija Shulku.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku pronari Zija Shulku i një biznesi privat një pike karburanti, është kërcënuar se subjekti i tij do të hidhej në erë nëse nuk paguante shumën prej 50 milionë lekësh.

Sipas të dhënave të siguruara, pronari kishte marrë një mesazh kërcënues. Pas verifikimeve, numri nga i cili ishte dërguar mesazhi rezultoi të ishte i lidhur me një kuti picerie.

Pas konstatimit të pakos së dyshimtë, Policia rrethoi menjëherë zonën dhe vendosi një perimetër sigurie, i cili u mbajt nën kontroll për rreth tre orë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

Brenda pakos ndodhej edhe një letër, ku kërkohej pagesa e 50 milionë lekëve brenda dy orëve. Në rast se shuma nuk do të paguhej, pronari kërcënohej se pika e karburantit do të hidhej në erë./Versus.al

Poll