Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

130 të ftuar në pritjen e ambasadorit Eric Wendt, EMRAT e politikës dhe drejtësisë që u shfaqën në ish-Bllok: Nga Begaj, te mungesa e Berishës e deri te prania e Altin Dumanit

Shkruar nga Newsbomb
130 të ftuar në pritjen e ambasadorit Eric Wendt, EMRAT e
Moment nga takimi

Nën masa të forta sigurie, Ambasada Amerikane në Tiranë ka zhvilluar mbrëmjen e sotme pritjen e mirëseardhjes për ambasadorin e ri të ShBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Ceremonia u mbajt në ambientet e një hoteli në zonën e ish-Bllokut, ndërsa në listën e të ftuarve ishin afro 130 persona, mes tyre Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Siç raporton Muhamed Veliu, në këtë pritje nuk ishin të pranishëm vetëm përfaqësues të politikës, por edhe ministra, zyrtarë të institucioneve shtetërore, drejtues të organeve të drejtësisë, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe persona që njihen për marrëdhëniet e tyre me Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Në listën të ftuarve kishte përfaqësues nga të dyja kampet politike. Megjithatë, mungesa që ra më shumë në sy ishte ajo e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Lideri i PD kishte deklaruar ditë më parë se nuk ishte ftuar në këtë ceremoni dhe mbrëmja e sotme e konfirmoi diçka të tilllë.

Ndërkohë në ambientet e pritjes u panë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i shoqëruar nga deputetët Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi. Edhe nga mazhoranca kishte përfaqësim. I ftuar ishte kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, por sipas raportimit të Muhamed Veliut ai nuk mori pjesë në pritje, pasi ndodhet në Finlandë. Mes të ftuarve ishin gjithashtu edhe Elisa Spiropali me Bledi Çuçin.

Në ceremoni nuk mungoi as ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili ishte ndër zyrtarët e parë shqiptarë që zhvilloi takim me ambasadorin Ëendt pas mbërritjes së tij në Tiranë.  Në pritje u panë ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, si dhe Mirela Kumbaro.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Mes tyre ishte Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi. Në listën e të pranishmëve, sipas raportimit, ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndërsa në pritje u pa edhe ish-kreu i SPAK, prokurori Altin Dumani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese