Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga “Skënderbej” te Kryeministria, protestuesit paralajmërojnë tubimin e radhës më 8 tetor para parlamentit

Shkruar nga Newsbomb
Nga “Skënderbej” te Kryeministria, protestuesit
Protestë para Kuvendit/ Foto ilustruese

Më 8 tetor do të ketë një tjetër protestë para Parlamentit. Ky ishte njoftimi sot pas zhvillimit të protestë se 125-të në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë me ngulm largimin e qeverisë. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit u mblodhën dhe më pas iu drejtuan me marshim godinës së kryeministrisë.

Gjatë rrugës, protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj kryeministrit Rama, ndërsa nuk munguan as thirrje politike dhe sloganet kundër mazhorancës. Mesazhet “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama” u dëgjuan gjatë marshimit, ndërsa protesta vijoi më pas përpara Kryeministrisë.

Pasi mbërritën në bulevardin përpara godinës së qeverisë, protestuesit vijuan tubimin duke përsëritur kërkesat dhe kritikat e tyre ndaj qeverisë. Në fund të protestës u bë publik edhe njoftimi për një tjetër tubim. Protesta e radhës është thirrur në 8 tetor përpara Kuvendit, pikërisht në ditën kur pritet të hidhet në votim reforma territoriale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese