web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AGSH dënon presionin dhe intimidimin ndaj gazetares së CNA-së, Iris Rezhda

2 Tetor 2026, 20:46, Aktualitet CNA

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj banditëve dhe deputetit analfabet Fidel Kreka për kërcënimin dhe kanosjen ndaj gazetares së CNA-së, Iris Rezhda.

AGSH thekson se çdo përpjekje për të penguar një gazetar në mbledhjen e informacionit, për ta frikësuar apo për ta detyruar të mos kryejë detyrën e tij përbën një shqetësim serioz për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

 AGSH i bën thirrje deputetit Kreka që të kërkojë falje ndaj gazetares dhe të ndalë çdo formë presioni ndaj saj.

"Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për incidentin e raportuar pas një aktiviteti politik në Korçë, ku gazetarja Iris Rezhda e CNA është përballur me intimidime teksa ishte duke ushtruar detyrën e saj profesionale.

Vetë gazetarja dhe redaksia raportojnë se në qendër të kësaj situate ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Fidel Kreka.

Gazetarët kanë të drejtë të bëjnë pyetje, edhe kur ato janë kritike apo të pakëndshme për përfaqësuesit politikë. Përgjigjja ndaj një pyetjeje të një gazetari duhet të jetë argumentuese dhe institucionale, dhe jo përmes intimidimit e ofendimeve .

AGSH thekson se çdo përpjekje për të penguar një gazetar në mbledhjen e informacionit, për ta frikësuar apo për ta detyruar të mos kryejë detyrën e tij përbën një shqetësim serioz për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

AGSH i bën thirrje deputetit Kreka që të kërkojë falje ndaj gazetares dhe të ndalë çdo formë presioni ndaj saj.

I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe mbështetësve të tyre që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të garantojnë një mjedis ku media mund të raportojë lirisht, pa presion dhe pa kërcënime", thuhet në reagimin e AGSH-së/ CNA





Lajmet e fundit nga