Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nafta nis të bjerë pas vendimit për lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat

    Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza, mbeten të hapura çështja e Speciales dhe presidentit

    Lituania teston sistemin ukrainas “Sky Fortress” për zbulimin e dronëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza, mbeten të hapura çështja e Speciales dhe presidentit
    Kosovë

    Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza, mbeten të hapura çështja e Speciales dhe presidentit

    October 2, 2026

    Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Takimi, i zhvilluar më 2 tetor, zgjati rreth dy orë dhe në fokus kishte situatën politike, çështjen e Gjykatës Speciale në Hagë dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

    Pas takimit, Hamza tha se palët diskutuan për procesin gjyqësor në Hagë, ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit.

    “Biseduam për situatën aktuale politike që ka të bëjë me procesin në Hagë, me nevojën që ligji të procedohet dhe aprovohet në Kuvend, dhe tema zgjedhja e presidentit”, deklaroi Hamza.

    Kreu i PDK-së theksoi se për partinë e tij prioritet mbetet miratimi i ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa diskutimi për presidentin, sipas tij, mund të vijojë pas përfundimit të këtij procesi.

    “Është nevojë dhe domosdoshmëri aprovimi i ligjit për Specialen dhe pastaj ne jemi të hapur të diskutojmë për presidentin”, tha Hamza.

    Ai konfirmoi se deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Kurtin për temat e diskutuara, por la të hapur mundësinë e takimeve të tjera.

    “Nuk ka marrëveshje deri më tani për temat për të cilat kemi biseduar. Është e mundshme që kemi takime edhe ditëve në vijim”, u shpreh ai.

    Takimi ishte zhvilluar në një kohë kur afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afron. Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 6 tetor për të zgjedhur presidentin. Nëse zgjedhja nuk realizohet brenda afatit kushtetues, Kosova shkon në zgjedhje të reja.

    Çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara ka qenë prej ditësh një nga temat kryesore në diskutimet mes partive politike. PDK-ja ka lidhur mbështetjen për procesin e zgjedhjes së presidentit me procedimin e këtyre ndryshimeve, ndërsa Qeveria ka qenë në pritje të opinionit ligjor nga Ministria e Drejtësisë.

    kurti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nafta nis të bjerë pas vendimit për lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat

    October 2, 2026

    Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza, mbeten të hapura çështja e Speciales dhe presidentit

    October 2, 2026

    Lituania teston sistemin ukrainas “Sky Fortress” për zbulimin e dronëve

    October 2, 2026

    VIDEO/ Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, përleshje me policinë në disa qytete

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.