“Kamerat mund të jenë të hapura për këdo”, eksperti i IT-së demonstron live rrezikun

2 Tetor 2026 | 21:17

I ftuar në emisionin “Review” me GretaTopjanën, eksperti i IT-së, Edmond Liçaj, bëri një demonstrim live se si kamerat mund të aksesohen jo vetëm nga personi që i disponon në shtëpinë apo biznesin e tij, por edhe nga persona të tjerë që nuk kanë lidhje me to.

Ai hyri përmes telefonit në një kamerë të hapur publikisht, e cila ndodhej në shtëpinë e një zonje në një shtet jashtë Shqipërisë.

Eksperti i IT-së tha se, kur kamerat instalohen në ambiente private apo biznese, duhet të tregohet kujdes që të krijohen PIN-e dhe fjalëkalime, në mënyrë që aksesin ta kenë vetëm personat që i disponojnë dhe jo persona të tjerë.

“Zonja është në ambient, në hapësirë private, në ballkonin e saj. Është marrë për ilustrim në një video publike live, ku është data dhe ora, 03.10.2026. Ajo zonja është në ballkonin e shtëpisë së saj, por kamerat e saj janë në një pjesë të një liste të miliona kamerave që e ka montuar tekniku dhe ka ngelur e hapur dhe publike. Që do të thotë, nëse ti nuk e ke konfiguruar dhe i ke lënë ashtu siç është montuar, ka një mundësi për të hyrë edhe të tjerët. Është sikur blen një telefon dhe e lë diku pa vendosur PIN-in, mund të të futet dikush tjetër. Kur PIN-in e di vetëm unë, futem vetëm unë, edhe te kamerat është e njëjta gjë. Dhe çdo gjë tjetër që ne posedojmë nuk duhen ndarë fjalëkalimet dhe PIN-i me njerëzit e tjerë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e 125-të kundër qeverisë, njoftohet protestë kombëtare më 8 tetor para Kuvendit

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë....
20:32 | 02/10/2026

Rregullat për kontrollin e kanabisit mjekësor dhe industrial, ja si do të monitorohen kompanitë

Një projektvendim i Këshillit të Ministrave i miratuar të premten përcakton rregulla të reja dhe të detajuara për mbikëqyrjen e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me...
20:15 | 02/10/2026

Zjarri në Peqin del jashtë kontrollit, flakët i afrohen banesave (VIDEO)

Situata e zjarrit të rënë pasditen e kësaj të premteje në Peqin po përkeqësohet. Flakët që kanë përfshirë fshatin Galush po përhapen me shpejtësi, ndërsa...
19:56 | 02/10/2026