Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, ...
Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiaturën e puni...
Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë q&eum...
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subj...
Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vi...
Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të...
Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht nga policia. Hetimi ndaj tij do vijojë në gjendje të lirë, ndërsa veprime...
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka urdhëruar udhëheqjes ushtarake të Rusisë të braktisë rregullat e luftës, duke shkaktuar...
Një 39-vjeçar me origjinë nga Kosova, i dënuar për rreth 50 vepra penale në Britani, ka arritur të bllokojë dëbimin e tij drejt Kosovës, pasi një gjykatës emigracioni vlerësoi se ai mund të përballej me keqtrajtim për shkak të përkatësisë së tij rome dhe mungesës së dokumenteve që vërtetojnë shtetësinë.
Avdi Alija mbërriti ilegalisht në Britani në moshën 14-vjeçare, pasi udhëtoi i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2002. Sipas gjykatës, gjatë viteve ai krijoi një rekord të gjatë kriminal, me rreth 50 vepra penale, përfshirë vjedhje, grabitje, posedim kokaine dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur ose nën efektin e drogës.
Sipas shkrimit të Daily Mail , Alija ishte dënuar gjithashtu për përfshirjen në një pengmarrje në vitin 2018. Sipas vendimit gjyqësor, ai ishte pjesë e një grupi që mori me forcë një person, e futi në një makinë nën kërcënimin e thikës dhe më pas e mbajti të izoluar në banesën e Alijas.
Viktima u mbajt peng për rreth katër orë e gjysmë, u dhunua dhe u kërcënua se do të goditej me thikë dhe do t’i hidhej ujë i valë nëse nuk paguante 50 mijë paund. Ai arriti të arratisej duke thyer një dritare dopio-xham dhe duke u hedhur nga kati i dytë.
Gjykata kishte vlerësuar se Alija kishte luajtur një rol të rëndësishëm në pengmarrje, duke lejuar që banesa e tij të përdorej si vend ku viktima mbahej i burgosur. Për këtë ngjarje, ai u dënua me nëntë vite burg për burgosje të paligjshme dhe një vit tjetër për plagosje të rëndë.
Në mars 2022, atëherë ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel, urdhëroi dëbimin e tij, duke e konsideruar rrezik për komunitetin. Alija e kundërshtoi vendimin në gjykatë, duke iu referuar Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Apeli i tij u shqyrtua sërish më 29 shtator nga gjyqtari i emigracionit Ian Boyes, në një kohë kur Alija kishte përfunduar dënimin me burg dhe ishte liruar me kusht.
Gjykata mori në shqyrtim faktin se Alija kishte lindur në Kosovë nga prindër romë, të cilët, sipas dëshmive të paraqitura, u vranë gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998-1999 dhe shtëpia e familjes u shkatërrua.
Gjyqtari vlerësoi gjithashtu se Alija konsiderohej person me rrezik për komunitetin dhe për këtë arsye nuk mund të përfitonte nga mbrojtja e azilit sipas Konventës së Gjenevës.
Megjithatë, gjykata pranoi argumentin se dëbimi i tij drejt Kosovës mund ta ekspozonte ndaj trajtimit në kundërshtim me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon trajtimin çnjerëzor ose degradues.
Sipas ekspertit të dëgjuar në gjykatë, për shkak të statusit të tij të pasigurt të shtetësisë dhe përkatësisë rome, Alija do të përballej me rrezik diskriminimi, shfrytëzimi dhe abuzimi nëse do të kthehej në Kosovë.
Në vendimin e tij, gjyqtari theksoi se Alija konsiderohej praktikisht pa shtetësi dhe se hetimet për përcaktimin e shtetësisë së tij nuk kishin dhënë një zgjidhje.
Gjykata mori parasysh edhe faktin se ai kishte jetuar në Britani që nga fëmijëria, si dhe rrezikun e mbetjes pa strehim dhe të ekspozimit ndaj shfrytëzimit në rast dëbimi.
Në përfundim, apeli i Alijas u pranua dhe urdhri për dëbimin e tij u bllokua. Ai do të lejohet të qëndrojë në Britani, pavarësisht historikut të tij të gjatë kriminal dhe dënimit për përfshirje në një pengmarrje.
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave i miratuar të premten përcakton rregulla të reja dhe të detajuara për mbik&e...
Policia ka identifikuar autorin e kërcënimit me eksploziv ndaj një biznesi në Peshkopi, ngjarje që alarmoi zonën pranë spital...
SPAK ka zhvilluar sot kontrolle në disa ambiente në kuadër të hetimit për çështjen “KAYO”, ndërsa administ...
Guardia di Finanza ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, banues në zonën e Burgraviatos, të akuzuar për trafikim dhe shpërndarje drog...
Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre të përditshme kundër qeveri...
Erkan Nika, inxhinieri i dytë në bordin e anijes turke Aroyat, e cila thuhet se u sulmua në Detin e Zi, është zhdukur. Nika, me origjin...
Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subj...
Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo, për të zbutur masën e sigurisë. Bozo kishte kërkuar t&...
Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në malin e Manatisë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, sit...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Daulla...