"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Sot, Saranda është vendi prej nga iket. Është vendi që mbizotërohet nga stresi. Stresi që reflektohet në çdo bisedë. Fëmijët që shkojnë në plazh me gjyshërit, tani dëgjojnë kush u vra, kë plagosën, kush nxori thikën, kë rrahën, kush u hakmor. Ku jeta e natës e të rinjve u bë si shorte, a do të kishte edhe këtë natë sherr, a do të ishin me armë apo pa armë.
SARANDË- Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime. Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes, ku më çonte gjyshja.E vogël, dëgjoja bisedat e të rriturve dhe problemet e tyre të vogla: vapa, rruga me autobus, dikush i sëmurë, dikush që nuk po gjente punë, që mua më dukeshin hallet më të mëdha në botë. Edhe pasi u rrita, Saranda ishte vendi ku shkoja për t’i ikur zhurmës e stresit. Edhe qytetin do ta gjeje në statistika ndër qytetet me më pak krim në Republikë.
Vendi i diellit e i portokalleve!
Sot, Saranda është vendi prej nga iket. Është vendi që mbizotërohet nga stresi. Stresi që reflektohet në çdo bisedë. Fëmijët që shkojnë në plazh me gjyshërit, tani dëgjojnë kush u vra, kë plagosën, kush nxori thikën, kë rrahën, kush u hakmor. Ku jeta e natës e të rinjve u bë si shorte, a do të kishte edhe këtë natë sherr, a do të ishin me armë apo pa armë.
Materiali i parë i kronikave të mëngjesit.
Çdo qytetar i Sarandës e nis ditën me një lutje, me bismilah ose amin, me “do Zoti”, nuk e kap ndonjë përplasje e të hajë ndonjë plumb qorr.
Nga bisedat me prindërit e Sarandës, secili më thotë që e përgatit fëmijën për ta çuar në Greqi, sapo të mbarojë të mesmen… Nuk duan ta shkollojnë as në Tiranë, jo, jo! Por në Greqi. Dhe jo për një të ardhme më të mirë thjesht. Por për ta hequr nga rruga e plumbave. Jo për të bërë karrierë, por për ta çuar atje ku nuk ka shans të ndodhet në vendin e gabuar në kohën e larjeve të hesapeve që shteti le hapur.
Sepse Sarandën e kanë kthyer në një Palermo të viteve ’80. Ky krim zotëron qytetin dhe policia bën lojën e tyre. Kjo nuk ka ndodhur brenda natës; as brenda vitit; por brenda shumë muajsh e vitesh, po. Ka degraduar për shumë kohë, dalëngadalë, dhe ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit e të frymës kriminale të deleguar nga Tirana.
Mjafton një Drejtor Policie i korruptuar.
Mjafton një Drejtor i orientuar për t’i shërbyer interesave të veta ekonomike.
Mjafton një zyrtar që i jepet kartabiankë për të abuzuar.
Mjafton rreshtimi i shtetit përkrah krimit, për ta shndërruar një qytet dikur aq të paqtë në një kryeqytet të krimit; ku perceptimi i kujtdo është që për çdo konflikt duhet t’i dalësh zot vetes, sepse shteti është palë. Për çdo krim, vrasësit i njeh i gjithë qyteti, vetëm policia jo.
Dhe nuk është vetëm Policia e Shtetit. Në të gjitha institucionet, filozofia është “pasurohu sa të mundesh për vete”. Sa për të tjerët, siç tha dhe shefi i tyre: “hëngshin kokat e njëri-tjetrit…!”
Unë vazhdoj të shkoj në Sarandë, jo vetëm sepse aty jetojnë njerëz të mitë, jo vetëm se kam aty kujtimet më të bukura të kohërave të fëmijërisë, as sepse atje më çon puna që bëj,por sepse unë e dua shumë atë qytet. Dhe çdo plagë e tij më dhemb.
Unë do të vazhdoj të shkoj në Sarandë, edhe sepse unë besoj, besoj që përpara se në Sarandë të mos ketë më as fëmijë e as të rinj; por vetëm kriminelë dhe emigrantë që punojnë e ulin kokën; diçka mund të bëjmë.
Diçka mund të bëjmë. Diçka duhet të bëjmë.
Së pari, mund t’i vëmë një emër. Sepse krimi ka emër.Dhe pastaj, mund të themi jo.Ne nuk mund të na trajtojnë si emigrantë kokulur në vendin tonë. Mund të themi jo. E të kërkojmë ndryshim.
Që ata fëmijë që e kanë lënë atë qytet të kthehen. Aty ku kanë gjyshërit e tyre, ku kanë pasur fëmijërinë e tyre, e ku u takon të kenë të ardhmen e tyre./Piranjat news
TIRANË- Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që qu...
TIRANË- Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiatu...
Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Florian Binaj TIRANË- Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tira...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pro...
foto ilustruese TIRANË- Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar lig...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podium ditën e sotme, në protestën e 125...
Pamje nga zjarri PEQIN- Vatra e zjarrit e regjistruar në Peqin ka marrë përmasa serioze. Situata paraqitet kritike, saqë pavarësis...
pamje TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Sk...
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 125-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama....