Alarm në Bilaj të Fushë-Krujës, ku një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe flakët po përhapen në drejtim të banesave.
Situata është rënduar nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit dhe ka afruar flakët pranë zonave të banuara.
Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën. Ndërhyrja është përqendruar në izolimin e vatrës dhe frenimin e avancimit të flakëve drejt banesave.
Për momentin, shqetësimi kryesor mbetet përhapja e zjarrit për shkak të erës së fortë, ndërsa operacioni për shuarjen dhe izolimin e flakëve vijon në terren.


