Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat se mund të jetë një nga opinionistet e “Big Brother VIP”.
Vejsiu ishte e ftuar në premierën e “Live me Luizin”, ku moderatori Luiz Ejlli e pyeti drejtpërdrejt për thashethemet që e lidhin me panelin e opinionistëve të reality show-t.
Në përgjigjen e saj, Alketa la të kuptohet se nuk do ta mbajë këtë pozicion, ndërsa e shoqëroi përgjigjen me humor.
Luizi: Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother. Karrigen e kujt do të zësh?
Alketa: Unë nuk zura karrigen e askujt, më thanë të ulem se nuk ishte Arbri dhe u ula.
Luizi: Nuk po them për atë puntatën e vjetshme, për tani.
Alketa: Unë do të pres të mërzitet Ledjoni. Bëj shaka, jam e lumtur që e drejton Ledioni se e bën shumë mirë. Ashtu siç Arbana e ka bërë shumë mirë dhe unë do ta bëja në atë stilin tim, por sërish shumë mirë.
Gjatë bisedës, Luizi i bëri edhe një kompliment moderatores, duke e krahasuar largimin e saj nga Top Channel me largimin e Lionel Messit nga Barcelona.
Luizi: Dy gabime janë bërë në këtë botë, ikja e Messit nga Barcelona dhe e jotja nga Top Channel. Këtu dukesh edhe më e bukur.


