web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosja e gazetares në Korçë/ Zgërdhihet Floriana Garo

2 Tetor 2026, 22:12, Aktualitet CNA

Foltorja e Ripërtëritjes në Korçë është pasuar nga një ngjarje shumë e rëndë. Gazetarja e CNA, Iris Rezhda është kërcënuar, sharë dhe ofenduar nga deputeti analfabet Fidel Kreka dhe banditët e tij, Xhoni Feratllari, Ilir Guri dhe Paulin Mete.

Gazetarja Iris Rezhda ka qenë në krye të detyrës, kur deputeti analfabet ka tentuar t’i rrëmbejë mikrofonin dhe më pas është vërsulur në sharje e ofendime.

Si të mos mjaftonte kjo, deputeti analfabet, njeriu i lidhur me botën e krimit, njeriu që ka ngelur që në klasë të katërt fillore, njeriu që është bërë deputet me mbështetjen e krimit dhe drogës, deputeti analfabet i Korçës, Fidel Kreka ka vërsulur ndaj gazetares banditët e tij të cilët me një gjuhë prej rrugeçërish kanë sharë, ofenduar dhe presionuar Rezhdën.

CNA raportoi pak më parë dhe indiferencëne paturp të deputetëve Ivi Kaso e Ledina Alolli, por një gjest akoma më i turpshëm e skandaloz është ai i Floriana Garos.

E turpshme është se si një grua, zgërdhihet përballë një sulmi që i bëhet një vajze në radhë të parë dhe më pas një gazetareje nga një grup banditësh që pavarësisht se e rrethuan si hiena, gazetarja i qëndroi punës e detyrës së saj.

Nuk dimë si ta quajmë Florianën, që në karrierën e saj më shumë njihet për memet dhe gafat, zëdhënëse të Berishës apo zëdhënësja në mbrojtje të banditëve.

Çfarë e mban atë pranë banditëve që kërcënojnë gazetaren në prag të errësirës pas tubimit kur kryetari ikën me makinë dhe kjo qëndron akoma mes banditëve, shpërndarësve të lëndëve narkotike apo personave me precedentë penalë?

Ngërdheshja e saj është lemeritëse dhe e pështirë sepse jo vetëm nuk merr mundimin të mbrojë një gazetare por edhe poshtëron me fytyrë ironike vetëmbrojtjen që kolegia jonë po bënte përballë sharjeve dhe kërcënimeve të një grupi banditësh.

A mos është ky një standard i ri i PD së ripërtërirë?/ CNA







Lajmet e fundit nga