"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Altini rrëfeu një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme që e kishin vënë atë përballë drejtuesve që kishin mbyllur sytë përballë paligjshmërisë ose ishin bërë palë me të. Ndërkohë, pavarësisht largimit të tij nga FNSH, episodet e përballjes me drejtuesit e lartë do ta shoqëronin dhe tek forcat Shqiponja.

Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodrës, i cili denoncoi kupolën drejtuese të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Denoncimi i tij ishte i fokusuar tek ish-komandanti i tij, Hamdi Shullani, që sipas Altinit kishte lidhje me grupet kriminale, ka punuar pa certifikatë sigurie dhe ka abuzuar me detyrën.
Altini rrëfeu një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme që e kishin vënë atë përballë drejtuesve që kishin mbyllur sytë përballë paligjshmërisë ose ishin bërë palë me të. Ndërkohë, pavarësisht largimit të tij nga FNSH, episodet e përballjes me drejtuesit e lartë do ta shoqëronin dhe tek forcat Shqiponja.
Efektivi Preka u kërcënua me jetë në krye të detyrës, teksa qëndronte me kolegët e tij të patrullës.
Ngjarja do të merrte përmasa edhe më të rënda në momentin që drejtuesit e Policisë së Shkodrës, në vend që të ishin në krah të tij, tentuan të shuajnë ngjarjen. Kjo e konfirmuar dhe në sallën e gjyqit nga Prokurorja e çështjes, e cila do të pohonte se, pavarësisht se kanë kërkuar pamjet e sigurisë nga Policia, ato nuk ishin vënë në dispozicion. Pavarësisht se ato pamje qarkulluan me shpejtësi në të gjithë Shkodrën.
Dy vëllezërit Alfons dhe Albert Kapaj, njëri prej të cilëve dhe efektiv i FNSH, do të zbrisnin nga makina dhe do t’i drejtoheshin Prekës me fjalët, ‘’Ta mbushi barkun me plumba’’.
Gjithçka kishte nisur pas një gjobë konform ligjit që Altini u kishte vënë dy vëllezërve disa ditë më parë.
Pavarësisht pamjeve të sigurisë dhe deklaratave të bëra dhe nga kolegët e Altin Prekës që ishin në vendin e ngjarjes, Gjykata e Shkodrës do të dënonte fillimisht dy vëllezërit me dy vite burg, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës, por më pas do ta konvertonte dënimin e tyre dhe detyrim paraqitje në Shërbimin e Provës.
Një vendim i tillë i marrë nga togat e zeza, do të dekurajonte çdo efektiv policie, që gjendet në një situatë të tillë përballë kriminelëve që kërcënojnë të të mbushin barkun me plumba.
Ndërsa ngjarjet që do të shoqëronin edhe më pas Altin Prekën do të ishin ‘’interesante’’. Pavarësisht se ai ishte një nga efektivët që mori pjesë në arrestimin e vrasësit që tronditi Shkodrën, Rakip Gila, drejtori i Policisë së Shkodrës asokohe, Gentin Berberi, sipas Altinit do të manipulonte ngjarjen dhe në listën e dekoratave do të vendoste besnikët e tij, duke e lënë jashtë Prekën.
Por prania e tij në operacionin për kapjen e Gilës dhe shoqërimin e tij më pas në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës është e dokumentuar dhe përmes pamjeve.
E ndërsa në fund, sipas efektivit Preka, me qëllim për ta larguar përfundimisht nga radhët e uniformave blu, atij i është kërkuar të shkojë tek psikologu i Policisë së Shkodrës, që siç thotë ai, për ta larguar nga uniformat blu ‘’me faqe të zezë’’. Ai vazhdon betejën e tij ligjore në Gjykatë, bashkë me avokaten e tij, ndërsa ne i bëjmë një thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që ta shohë nga afër këtë situatë dhe t’i japë zgjidhje./Piranjat news
Erkan Nika RUSI- Erkan Nika, me origjinë shqiptare dhe me detyrë inxhinier i dytë në bordin e anijes turke ‘Aroyat’, rezult...
FUSH-KRUJË- Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Bilaj të Fushë-Krujës. Situata ë...
Ina Zhupa SARANDË- Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime. Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimi...
TIRANË- Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që qu...
TIRANË- Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiatu...
Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Florian Binaj TIRANË- Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tira...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pro...
foto ilustruese TIRANË- Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar lig...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podium ditën e sotme, në protestën e 125...