web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon Berisha/ Dënon sulmin ndaj gazetares

3 Tetor 2026, 07:10, Aktualitet CNA

Reagon Berisha/ Dënon sulmin ndaj gazetares

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar duke dënuar sulmin ndaj gazetares së CNA në Korçë, Iris Rezhda.

Berisha ka theksuar që asnjë gazetare nuk duhet të fyhet apo kërcënohet në detyrë. Kryedemokrati nënvizon se ditën e sotme do të kërkojë prerazi që gazetarja të mos ketë asnjë shqetësim.

“Ndiej keqardhje për shqetësimin tuaj, sigurisht që nuk duhet kurrsesi të shqetësoheni, fyheni apo kërcënoheni, ju dhe asnjë gazetare në detyrë dhe nesër do të kërkoj prerazi që asnjë shqetësim të mos keni, urimet më të mira.

Me respekt Sali Berisha”, thuhet në reagimin e Berishës.

Mbrëmjen e së premtes, gazetarja Iris Rezhda u kërcënua nga deputeti analfabet dhe një grup banditësh, shpërndarës të lëndëve narkotike dhe nga persona me precedentë penalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të foltores së ripërtëritjes në Korçë, ku prezent ishte edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Gazetarja Iris Rezhda u kërcënua në krye të detyrës nga banditët e deputetit analfabet Fidel Kreka, i cili po ashtu ka kanosur, sharë dhe ofenduar gazetaren.

AGSH dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënuan rëndë sulmin ndaj gazetares dhe u kërkua që të merren masa ligjore për këtë rast./ CNA

 





Lajmet e fundit nga