web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi në Lanë, asnjë inventar për gropat septike

3 Tetor 2026, 08:27, Denoncim CNA

KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi

Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë”.

Gjatë auditimit, KLSH ka evidentuar se Lana është lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri dhe sipas gjetjeve klasifikohet në klasën V, gjendje e keqe.

Sipas KLSH ka një mungesë të marrjes së masave të mjaftueshme për ndalimin e shkarkimeve të ujërave të ndotura urbane.

Po ashtu theksohej se niveli i lartë i ndotjes së lumit Lana është një kërcënim për shëndetin publik, ekosistemin dhe cilësinë e jetesës.

Sot do të sjellim një tjetër problematikë të gjetur nga KLSH që lidhet me infrastrukturën e rrjetit të kanalizimeve.

Nga gjetjet e auditimit theksohet se infrastruktura e rrjetit të kanalizimeve është e ndarë në disa nivele primar, sekondar, terciar, por shumë pjesë të tij janë ndërtuar nga banorët dhe si të tilla nuk janë të dokumentuara.

Sipas raportit, aktualisht nuk ka një informacion të detajuar mbi numrin dhe menaxhimin e gropave septike që lidhen me lumin e Lanës.

Lumi i Lanës ka rreth 85 pika shkarkimi që derdhen në të, shumica e të cilave ndodhet në segmentin e sistemuar, por pavarësisht kësaj, gjatë reshjeve të dendura, rrjeti i kanalizimeve nuk arrin të përballojë volumin e ujërave, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit.

KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi

Edhe pse ka një plan për përditësimin e rrjetit të kanalizimeve përmes sistemit GIS, përsëri nuk ka pasur investime të mjaftueshme deri tani dhe aktualisht nuk ka një inventar për pikat e trajtimit për ujërat e ndotura që derdhen në lumin e Lanës.

Duke vijuar më tej me konkluzionet e KLSH-së, në raport nënvizohet se situata aktuale pasqyron mospërputhje mes zhvillimit urban dhe investimeve në infrastrukturën e kanalizimeve, duke rrezikuar objektivat kombëtarë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmbushjen e të drejtave bazë të qytetarëve për shërbime bazike.

Sipas raportit nuk është përgatitur inventari i shkarkimit të ujërave të ndotura dhe në përgjithësi statusi i cilësisë së ujit në lumin e Lanës nuk është vlerësuar në mënyrë të përshtatshme në qytetin e Tiranës.

Rezultatet e të dhënave tregojnë një nevojë të madhe për investime për menaxhimin e qëndrueshëm të infrastrukturës “së padukshme” të kullimit të ujërave të ndotura në kryeqytet.

KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi

Më tej në rekomandime KLSH thekson se Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. duhet të bashkëpunojnë lidhur me planifikimin e fondeve dhe investimeve për zgjerimin e shtrirjes së rrjetit të kanalizimit në zonat e bardha që nuk mbulohen me rrjet kanalizimi dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve, bazuar në analizën e moshës së kanalizimeve dhe rrjetit.

Po ashtu Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sh.a. duhet të marrin masa për përditësimin e informacionit, hartave dhe të dokumentacionit teknik mbi rrjetin e kanalizimeve, në përputhje me ndërtimet e reja dhe zhvillimet e qytetit. Në këtë kuadër të realizohet inventarizim i dekantuesve/gropave septike për të menaxhuar informacionin e domosdoshëm dhe monitoruar ndotjen./ CNA

KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi

 





Lajmet e fundit nga