
Një prej shefeve të degëve të Thesarit të shtetit ka deklaruar para prokurorëve të SPAK se ishte vendosur nën presion për të mos e zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve. Ajo ka pretenduar se eprorët i kishin thënë se mund të largohej nga puna dhe se ndaj saj mund të niste edhe një auditim.
Deklarimet e zyrtares po verifikohen nëpërmjet shkëmbimeve elektronike në email mes sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Financave dhe zyrtarëve të tjerë të institucionit.
Krahas dyshimeve për shpërdorim detyre dhe mosbzbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po kryhen verifikimet edhe për dyshim për “kanosje për shkak të detyrës”. SPAK po heton nëse punonjësve u është ushtruar presion lidhur me vendimin për bllokimin e pagave për prokurorët e gjyqtarët. Kryeministri Edi Rama i ftoi këta të fundit në tryezë për të diskutuar për piramidën e pagave, por magjistratët refuzuan duke argumentuar se për çështjen do të shprehej Gjykata Kushtetuese. Versus.al

