Prej 57 orësh vijon lufta me flakët në Peqin. Zjarri që ka përfshirë disa zona vijon të përhapet, ndërsa era e fortë ka favorizuar avancimin e flakëve gjatë natës.
Terreni i vështirë po e komplikon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat vijojnë betejën në terren.
Flakët janë afruar pranë banesave, ndërsa një shtëpi është djegur në fshatin Aspiraj. Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave.













