LIVE UPDATES
Bota

Situata në Gjerman/ DW: Pse Lindja vazhdon të jetë ndryshe?

Këto ndikojnë në debatin shoqëror atje dhe në perspektivën e njerëzve. Këta faktorë krijojnë te njerëzit përshtypjen se nuk i dëgjon njeri, se i kanë lënë pas dore. Dhe në fund, sipas Komisioneres, kjo i bën njerëzit receptivë për mendime autoritare.

3 Tetor 2026, 08:45 Nga Auron Dodi

Situata në Gjerman/ DW: Pse Lindja vazhdon të jetë ndryshe?

36 vjet pas ribashkimit, një hendek i vjetër shfaqet me pamje të re politike. Pas rezultateve të votimit qëndrojnë dallime që shkojnë përtej politikës, shkruan Auron Dodi.

Pse pikërisht Lindja?

Në Lindje të Gjermanisë, AfD-ja, pjesë të së cilës janë klasifikuar si ekstremiste të djathta, arrin rezultate rreth dy herë më të larta se në Perëndim. Për këtë jepen disa shpjegime, që lidhen me faktorë objektivë dhe subjektivë. Komisionerja e posaçme për Lindjen e qeverisë gjermane, Elisabeth Kaiser, në bisedë me DW e sheh shkakun e parë në dobësinë strukturore të landeve lindore: njerëzit atje kanë të ardhura më të ulëta, kanë më pak pasuri dhe popullsia është më e plakur. Infrastruktura ka gjithashtu probleme.

Këto ndikojnë në debatin shoqëror atje dhe në perspektivën e njerëzve. Këta faktorë krijojnë te njerëzit përshtypjen se nuk i dëgjon njeri, se i kanë lënë pas dore. Dhe në fund, sipas Komisioneres, kjo i bën njerëzit receptivë për mendime autoritare.

Së dyti, në Lindje janë më pak të konsoliduara disa prej strukturave ndërmjetësuese mes qytetarit dhe politikës, si shoqatat, kishat dhe organizatat e tjera. Kështu që një qytetar i pakënaqur ndodhet atje ballë për ballë me politikën.

Së treti, AfD-ja përdor edhe simbole që lidhen me nostalgjinë lindore. P.sh. kandidati kryesor i AfD-së në Saksoni-Anhalt, Ulrich Siegmund, përdori në fushatë një motoçikletë Simson, një markë me status kult në RDGJ (objekt që vazhdoi të prodhohej në Gjermaninë lindore deri në vitet 2000).

Ribashkim, por jo kujtime të përbashkëta

Një historian i rritur në Gjermaninë lindore, Patrice G. Poutrus kujtoi këto ditë në shtypin evropian se ribashkimin Gjermanisë Lindore nuk ia imponoi askush nga jashtë. Ky argument bie ndesh me tezën e „kolonizimit" të Gjermanisë Lindore. Për aderimin në RFGJ vendosën vetë gjermanolindorët, shumica e tyre. Në zgjedhjet për parlamentin e RDGJ, shkruan më tej Poutrus, ishte një shumicë e madhe që votoi për partitë që qeverisnin në Bonn, kryeqytetin e atëhershëm të Gjermanisë Perëndimore. Në vitet 1990, kjo shumicë i zgjodhi sërish këto parti, si në nivel federal, ashtu edhe në landet lindore.

Nuk mund të mohohet se lindja u përball në atë kohë me një presion të madh për të ndryshuar, presion thuajse inekzistent në Gjermaninë Perëndimore. Edhe privatizimi i vrullshëm i ekonomisë gjermanolindore la të pakënaqur. Logjika radikale e tregut, që u aplikua, „solli pak fitues dhe shumë humbës", si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim të Gjermanisë.

Çfarë i bashkon gjermanolindorët?

Fakt i pamohueshëm janë përvojat e përbashkëta të njerëzve në landet lindore. Komisionerja e qeverisë gjermane për Lindjen, Elisabeth Kaiser, përmendi në këtë kuadër kolapsin ekonomik të RDGJ dhe humbjen e profesioneve. Po edhe faktin që në sistemin e ri papritur u zhvlerësuan kontributi dhe aftësitë e gjermanolindorëve.

Ndërsa historiani nga Gjermania lindore Poutrus shkruan se narrativa, sipas së cilës të gjithë gjermanolindorët janë viktima të Perëndimit, i fsheh dallimet dhe konfliktet brenda Lindjes, e forcon diskursin e viktimizimit dhe ushqen retorikën e ekstremit të djathtë.  Ai lë të kuptohet se jo të gjithë dolën humbës pas RDGJ-së dhe se, për këtë arsye, nuk mund të përfshihen të gjithë sot në një narrativë të përbashkët të viktimizimit. Në vitin 1989 një pjesë prisnin komunizëm të reformuar ose një mrekulli ekonomike. Por disa prisnin p.sh. edhe ripërtëritje ekologjike, apo zgjim të lëvizjes feministe.

95 me 5: hendeku i pasurisë

Gazeta ekonomike „Handelsblatt" raportoi këtë javë se në vitin 2025, 95 për qind e vlerës së trashëgimive dhe dhurimeve të regjistruara për qëllime tatimore në Gjermani i takonte landeve Perëndimore. Konkretisht për çdo banor në Perëndim llogariten mbi 2100 euro, për çdo banor në Lindje më pak se 500 euro.

Pra, dallimi mbetet i madh: në Lindje, përfshirë Berlinin, jeton rreth një e pesta e popullsisë së Gjermanisë, por vetëm rreth pesë për qind e vlerës së trashëgimive dhe dhurimeve të regjistruara për qëllime tatimore i takoi kësaj pjese të vendit.

Një shpjegim është se në RDGJ njerëzit mezi kursenin para dhe vetëm rrallë mund të blinin shtëpi apo banesa. Edhe pas vitit 1990 pagat mbetën më të ulëta. Komisionerja Kaiser i tha DW se pa pasuri dhe pa lidhje, shumë njerëz nuk besojnë më se njeriu mund të avancojë në shoqëri me punën e vet. Ajo propozoi, me rastin e raportit të saj vjetor 2026, që nga të ardhurat shtesë nga tatimi më i lartë mbi trashëgimitë e mëdha, të mos përfitojnë vetëm landet me të ardhura të larta nga ky tatim, por të parashikohet një mekanizëm financiar kompensimi mes landeve.

Hendeku që miliardat nuk e mbyllën

Llogaritet se që pas ribashkimit deri në afërsisht më 2014,  në Lindje janë transferuar nga Perëndimi 1500 -2000 miliardë euro. Pjesa dërrmuese e kësaj shume u përdor për të kompensuar dallimet në pensionet, në sigurimet shëndetësore dhe për të papunët e shërbimet sociale. Për rindërtimin, përmirësimin e infrastrukturës dhe nxitjen e ekonomisë në landet lindore u dhanë rreth 200-300 miliardë euro.

Paralelisht në Lindje të Gjermanisë janë bërë investime të mëdha për të ardhmen: janë ndërtuar fabrika për gjysmëpërçuesit, për fotonikën, për teknologjinë mjekësore dhe është investuar në universitete të forta.

E thënë ndryshe: në tërësi, standardi mesatar i jetesës në Gjermaninë Lindore mbetet më i ulët se në Perëndim të Gjermanisë. Por edhe në këtë situatë ai është mbi nivelin, ose i barabartë me nivelin e Çekisë, Polonisë dhe Sllovakisë. Kjo sipas të dhënave makroekonomike të Eurostat-it mbi fuqinë ekonomike dhe fuqinë blerëse.

Beteja për besimin
Një nga përgjigjet që japin studiuesit dhe politikanët është: më shumë empati, theksim më i qartë i zhvillimeve pozitive dhe komunikim më i mirë. Edhe kundërshtarët e AfD-së pranojnë se partia di të përdorë me efekt komunikimin emocional dhe rrjetet sociale. Njëri nga njohësit e mirë të Gjermanisë, historiani britanik Timothy Garton Ash, shkroi së fundi në shtypin evropian se suksesi i AfD-së, i Trumpit dhe i Farage-it mbështetet te komunikimi emocional. Formula është kjo: "po të dëgjoj, e mbështes indinjatën tënde, unë jam njëri nga ju. Bashkë mund të nisemi drejt një të kaluare imagjinare". Garton Ash propozon dy mjete: prani të vazhdueshme në rrjetet sociale dhe prani fizike në terren. Si shembull ai përmend Péter Magyar-in në Hungari dhe, deri diku, Andy Burnham-in, në Britaninë e Madhe./DW

auron dodi

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person