LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria: Nuk ka pengesa ligjore për nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Në njoftimin për mbledhjen, Qeveria tha se vlerësimi përfshin përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndikimin buxhetor dhe opinionin ligjor për përmbajtjen e projektligjit.

3 Tetor 2026, 09:11 Nga I.A
Qeveria: Nuk ka pengesa ligjore për nismën për ndryshimin e
Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës vlerësoi më 2 tetor se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky qëndrim është përfshirë në vendimin e miratuar në mbledhjen elektronike të Qeverisë, në përgjigje të kërkesës së Kuvendit të Kosovës të 23 shtatorit për vlerësimin e projektligjit.

Vendimi, bashkë me tekstin e mendimit të Qeverisë, i dërgohet Kuvendit. Në njoftimin për mbledhjen, Qeveria tha se vlerësimi përfshin përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndikimin buxhetor dhe opinionin ligjor për përmbajtjen e projektligjit.

Vendimi përbën qëndrimin e Qeverisë për nismën, ndërsa ndryshimet e propozuara ende nuk janë miratuar nga Kuvendi.

Nisma për ndryshimin e ligjit pasoi dënimin në shkallë të parë për krime lufte të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit me 18 dhe Rexhep Selimit me 13 vjet.

Të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin.

PDK-ja propozon, ndër të tjera, ngushtimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe bartjen te gjykatat dhe prokuroria në Kosovë të rasteve që do të konsideroheshin jashtë këtij juridiksioni.

Propozimet përfshijnë edhe mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, vuajtjen e dënimeve në Kosovë dhe mundësinë që presidenti t’i falë të dënuarit.

Kurti kishte deklaruar më 30 shtator se zyra e tij ligjore po e shqyrtonte propozimin dhe se përgjigjja për Kuvendin do të jepej brenda javës.

Ekspertë juridikë kanë paralajmëruar për Radion Evropa e Lirë se ndryshimi i ligjit dhe zbatimi i ndryshimeve të synuara përballen me kufizime kushtetuese dhe me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se deputetët kanë kompetencë të nisin ndryshime ligjore, por ato nuk mund t’i cenojnë obligimet që Kosova ka marrë përsipër për gjykatën.

Përmes shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian më 2014, Kosova u zotua, ndër të tjera, të konsultohej me BE-në për ndryshime ligjore që ndikojnë në mandatin e gjykatës apo në procedurat përkatëse.

Dhomat e Specializuara i kanë thënë REL-it se nuk janë konsultuar për nismën.

“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë mbi nismat politike”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Një ditë para vendimit të Qeverisë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e pyetur në Prishtinë për nismën për ndryshimin e ligjit, tha se i takon Kosovës të vendosë, por theksoi se “është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit”.

Në konferencën e përbashkët me Kurtin më 1 tetor, ajo tha gjithashtu se mandati i institucioneve të pavarura gjyqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se aktgjykimi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të pandehurve.

Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara është edhe një nga kërkesat e protestuesve që, nën thirrjen “Jo në emrin tim”, kanë protestuar në Prishtinë kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Organizatori Çlirim Haziri i ka thënë REL-it se kërkojnë edhe garantimin e një buxheti mbështetës për mbrojtjen e katër të dënuarve.

PDK-ja e ka lidhur vazhdimin e diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Pas takimit me Kurtin në mbrëmjen e 2 tetorit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje. Ai përsëriti se miratimi i ndryshimeve është i domosdoshëm për partinë e tij dhe se më pas është e hapur të diskutojë për presidentin. Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor dhe Kosova rrezikon zgjedhje të reja parlamentare nëse deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin kreun e shtetit./REL

qeveria e kosovës

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person