Avni Zogiani komenton shkarkimin e Blerim Isufajt: Pse po e paraqisni si mister anulimin e fletarrestimit për Radojçiqin?

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Blerim Isufajt, duke u ndalur te anulimi i fletarrestimit për Milan Radojçiqin.

Të lidhura

None found

Sipas Zogianit, një proces gjyqësor për këtë çështje mund të nxirrte në pah të dhëna komprometuese dhe inkriminuese për figura të politikës, medias dhe biznesit.

“E pse po bëni sikur se keni kuptuar pse Blerim Isufaj anuloi fletarrestin për Radojçiqin?! A thua se qenka vështirë të lidhen dy gjëra!”, ka shkruar ai.

Zogiani ka pretenduar gjithashtu se disa persona që lidhen me lidershipin opozitar kanë bashkëpunuar me Radojçiqin për rreth dy dekada.

“Është krejtësisht e qartë se po të vinte një rast i tillë në gjykatë do të kishte tepër shumë informacion diskreditues dhe inkriminues për lidershipin e opozitës dhe madje edhe për njerëz të medias e biznesit”, ka deklaruar ai.

Ai ka pohuar më tej se individë dhe kompani të lidhura me Radojçiqin kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash.

“Njëzet vjet kanë punuar bashkë me Radojçiqin, i cili konsiderohej ‘zot shpie’ në komunat veriore të vendit! Qindra miliona janë marrë nga kompani e individë që kontrolloheshin ose kishin lidhje me Radojçiqin”, ka shkruar Zogiani.

Në reagimin e tij, anëtari i Vetëvendosjes ka kritikuar edhe mediat dhe komentuesit që, sipas tij, po e paraqesin anulimin e fletarrestimit si një çështje të paqartë.

“Kjo dihet dhe është faktografuar, por e çuditshme si kaq shumë komentues e media bëjnë sikur qenka një mister i madh arsyeja e tërheqjes së aktakuzës!”, ka përfunduar Zogiani.


Shtuar më 3.10.2026 09:23

sultanbeyli escortjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet