Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"50 milionë lekë ose të hedhim në erë", FOTO: Kjo është "bomba artizanale" që u la në karburantin e biznesmenit dibran, Policia arreston autorin

Shkruar nga Newsbomb
"50 milionë lekë ose të hedhim në erë", FOTO:
Pika e karburantit Shulku ne Peshkopi

Zija Shulku rezulton se është biznesmeni dibran që u kërcënua pasditen e djeshme me një "bombë artizanale" në karburantin e tij, për të dhënë 50 milionë lekë nën shantazh ose në të kundërt do të hidhej në erë.

Sipas informacioneve paraprake, pranë karburantit në pronësi të Shulkut ishte vendosur një kuti e improvizuar, brenda së cilës ndodhej një pajisje artizanale që ngjante me një mekanizëm shpërthyes.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autori lë pakon dhe largohet. Biznesmeni është njoftuar më pas përmes një mesazhi në telefon, ku i kërkohej të paguante 50 milionë lekë ose, autorët e kërcënonin se do të hidhnin në erë biznesin.

Në mesazhin e lënë në kutinë e improvizuar, Zija Shulku paralajmërohej që të mos kontaktonte Policinë e Shtetit, sepse nëse autoritetet do të njoftoheshin, pajisja do të aktivizohej në distancë.

"50 milionë lekë ose të hedhim në erë", FOTO:
Kjo është "bomba artizanale" që u la në karburantin e biznesmenit dibran

Biznesmeni dibran ka njoftuar menjëherë Policinë dhe ka kallëzuar se në karburantin në pronësi të tij në Peshkopi, i ishte lënë një pajisje në dukje bombë artizanale, me kërcënimin që të paguante "gjobën" prej 50 milionë lekësh.

Policia e Dibrës nisi hetimet për identifikimin e autorit dhe raportohet se benda pak orësh, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e personit të dyshuar për përfshirjen në ngjarje. Pritet njoftim zyrtar për rastin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese