Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën, duke mbledhur në Tiranë përfaqësues të aeroporteve, institucioneve të aviacionit dhe partnerëve të industrisë nga vende të ndryshme të Evropës. Në hapje të Forumit, pjesëmarrësve iu drejtuan përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën dhe institucioneve të aviacionit. I ftuar në Forum ishte edhe z. Maksim Et’hemaj, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil, i cili prezantoi sfidat që lidhen me rritjen e trafikut ajror dhe qasjen strategjike të Autoritetit ndaj sigurisë në operime.