Dibër- Një 21 vjeçar i identifikuar si Ëngjëll Karoshi është arrestuar nga policia në Peshkopi pasi dyshohet se kishte kërcënuar një biznesmen duke i kërkuar 50 mijë euro ose përndryshe do t’i vendoste lëndë plasëse në pikën e karburantit.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur i riu kishte vendosur një kuti të dyshimtë në karburantin e biznesmenit Zija Shulku duke pretenduar se kishte një pajisje të telekomanduar për të shpërthyer.
Mbi kutinë ishte vendosur edhe një mesazh kërcënues i shkruar në një karton picash ku kërkohej që të bëhej pagesa prej 50 mijë eurosh gjobë. Gjithashtu kërkohej që pagesa të kryhej në kriptomontedha përmes një pike këmbimi të kriptomonedhave të përcaktuar nga autori. Një tjetër detaj i zbuluar është se autori ishte shok me djalin e pronarit të karburantit. Pas arrestimit të të riut, policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Versus.al

