
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Vranësira të pakta dhe kalimtare pritet të shfaqen kryesisht përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe lindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, era pritet të forcohet hera-herës, duke arritur deri në 15 m/s.
Në dete pritet valëzimi do të jetë i forcës 1-3 ballë.