web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj gazetares/ Berisha distancohet nga deputeti analfabet dhe banditët e tij

3 Tetor 2026, 09:40, Aktualitet CNA
Sulmi ndaj gazetares/ Berisha distancohet nga deputeti analfabet dhe
Sulmi ndaj gazetares Iris Rezhda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim për gazetaren Iris Rezhda, së cilës i ka çuar një mesazh, pas incidentit të ndodhur dje me një grup banditësh, që i vërtiten Partisë Demokratike në Korçë, në mbështetje të një deputeti analfabet të mbështetur nga krimi dhe droga, që quhet Fidel Kreka.

Gazetarja ka qenë duke bërë detyrën e saj duke pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha. Por menjëherë pasi Berisha ka hipur në makinë, ndaj saj ka nisur një lumë sharjesh, akuzash dhe kërcënimesh që nga deputeti i krimit Fidel Kreka, deri te horrat që e ndjekin nga pas.

Shumë prej tyre përdorues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike dhe njerëz me precedentë penalë.

Reagimi i Sali Berishës ka qenë i menjëhershëm, jo vetëm thjesht duke i kërkuar ndjesë gazetares, por është angazhuar që sot të kishte një reagim në lidhje me këtë çështje.

Gazetarja, sipas Berishës, ka qenë thjesht duke bërë detyrën dhe gjithçka që ka ndodhur është e pafalshme, duke bërë që kreu demokrat të distancohet nga banditët dhe deputeti Fidel Kreka.

Sulmi ndaj gazetares/ Berisha distancohet nga deputeti analfabet dhe
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha

Gjithçka tashmë është e qartë që Fidel Kreka dhe mbështetësit e tij sulmuan në mënyrë verbale një gazetare dhe më pas jo vetëm kaq, por vazhduan me sharje, shpifje dhe sulme kriminale ndaj saj edhe në rrjetet sociale.

Akti i ndodhur së fundi tregon edhe njëherë se kush është llumi që kërkon të marrë peng Partinë Demokratike në Korçë, e gjithë kjo skenë dhe skenar në funksion dhe shërbim të kreut të bashkisë, Sotiraq Filo, dhe kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Të tilla akte dhe veprime kur llumi del sipër nuk bëjnë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm çon ujë te kundërshtari politik.

Korça i njeh, Korça i di horrat që shkojnë e përplasen me gazetarët, përveç faktit se neveriten nga qytetarët pasi nuk mund të bëhen palë e llumit.

Duket se gjithçka ka një qëllim politik, dëmtimin e Partisë Demokratike dhe humbjen e saj në zgjedhjet lokale.

Gjithçka nuk ka filluar dhe nuk mbaron thjesht me incidentin ndaj gazetares, por dhe më parë incidente të tjera, kërcënime, sharje, fyerje, thyerje kutish dhe prishja e zgjedhjeve në degën e PD-së në Korçë, duke e lënë atë pa kokë dhe pa struktura, por me një grup llumi dhe banditësh që ndjekin nga pas një analfabet, të cilët pretendojnë se janë e ardhmja e qytetit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga