Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e qytetit të Fierit. Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.