Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë, dhjetëra forca në terren, pritet ndërhyrja nga ajri

3 Tetor 2026 | 09:57

Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë edhe mëngjesin e kësaj të shtune. Qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki janë angazhuar në terren që prej orës 05:00, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat aktive.

Situata mbetet e rënduar në territorin e Bashkisë Peqin, me vatra zjarri në njësitë administrative Përparim dhe Pajovë. Ndryshimi i drejtimit dhe forcës së erës po favorizon përhapjen e flakëve dhe e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.

Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonave të prekura. Në terren ndodhen dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe mbështetëse të ardhura nga 11 bashki.

Forcat janë përqendruar veçanërisht pranë zonave të banuara, ndërsa ekipe të tjera po punojnë për hapjen e brezave mbrojtës dhe izolimin e vatrave aktive.

Deri tani, nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat apo gjënë e gjallë. Bilanci i deritanishëm përfshin vetëm një banesë të vjetër dhe të pabanuar, e cila u përfshi nga flakët gjatë pasdites së djeshme.

Për shkak të dinamikës së zjarrit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të erës, situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë. Ndërkohë, krahas ndërhyrjes nga toka, e cila vijon për izolimin dhe shuarjen e vatrave, pritet që edhe gjatë ditës së sotme të ndërhyhet nga ajri.

Operacioni vijon në disa fronte, me synim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendosi bombë false në ambientet e një karburanti dhe kërcënoi pronarin me 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Dibër, pasi ditën e djeshme ka kërcënuar pronarin e një karburanti me një bombë false dhe letër...
09:15 | 03/10/2026

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel! Pritet mbyllja e Kapitullit 20, i pranishëm edhe Rama

Më 13 tetor do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për të mbyllur një tjetër kapitull. Burimet për gazetaren e...
07:56 | 03/10/2026

Lufta me zjarrin në Peqin vijon në ditën e tretë, flakët i afrohen banesave! Digjet një shtëpi në Aspiraj (VIDEO)

Prej 57 orësh vijon lufta me flakët në Peqin. Zjarri që ka përfshirë disa zona vijon të përhapet, ndërsa era e fortë ka favorizuar avancimin...
07:54 | 03/10/2026