KLSH ngre alarmin: Funksionimi i impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura, emergjencë kombëtare
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarmi se kryeqyteti nuk ka një impiant funksional për trajtimin e ujërave të ndotura urbane.
Sipas të dhënave, Tirana nuk ka asnjë trajtim të ujërave të ndotura urbane.
Pra, niveli i mbulimit nga impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane është 0%, në kundërshtim me kërkesat e Direktivës së BE-së 91/271/EEC që kërkon një mbulim minimal prej 85% për qytetet me më shumë se 10,000 banorë.
Raporti thekson se ujërat urbane të Tiranës vazhdojnë të derdhen në lumenj pa asnjë trajtim duke e shndërruar lumin e Tiranës dhe atë Lanës, sipas raporteve të institucioneve shtetërore, ndër zonat më të ndotura të vendit.
KLSH thotë se punimet për impiantin e Kasharit, nisën 10 vite më parë, por institucionet shqiptare ndërprenë në maj të vitit 2018 në mënyrë të njëanshme, kontratën e ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Tiranës me kompaninë që u përzgjodh në vitin 2014.

Sipas raportit të Performancës për shoqëritë UK për vitin 2023, hartuar nga ana e ERRU-së, arrin në përfundimin se mbulimi i shërbimit me KUN dhe ITUN do të vijojë të mbetet një sfidë për sektorin UK për t'u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe në zhvillimin e turizmit sipas standardeve europiane.
Më tej në raportin e KLSH-së theksohet se mungesa e trajtimit të ujërave të ndotura urbane në Tiranë është në kontrast me qytetet e tjera të vendit.
Aktualisht ujërat e ndotura të qytetit të Tiranës shkarkohen në lumin e Lanës, pasi kryeqyteti vijon të jetë pa një impiant funksional.

ITUN Kashar, parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit është jashtë funksionit, duke regjistruar 0% trajtim të ujërave të ndotura.
Kjo situatë e mostrajtimit të ujërave të ndotura në kryeqytetin e vendit nga AKUK, Bashkia Tiranë dhe UKT sh.a., mbetet kritike dhe është në kontrast me mesataren në shkallë vendi të trajtimit të ujërave të ndotura.
Nga raportet e AKM dhe AKU evidentohet ekzistenca e impianteve funksionale të TUN në disa qytete të vendit si në Lezhë, Pogradec, Durrës, Korçë, etj., kurse kryeqyteti, ende është i përjashtuar plotësisht nga ky sistem.
Tirana mbetet jashtë sistemit thelbësor për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave.
KLSH ngre alarmin se mungesa e një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura në Tiranë përbën një rrezik mjedisor dhe shëndetësor, duke cenuar standardet europiane për qytetet me mbi 10,000 banorë, që kërkojnë 85% mbulim.
Prandaj, kjo e bën ndërtimin dhe funksionalizimin e ITUN-it në Tiranë një emergjencë kombëtare./ CNA

Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Peshkopi ku një ...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Presidenti i SHBA Donal Trump i ka shpallur luftë Hagës. S...
Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, ngrit...
Më shumë se 5,700 njerëz janë vrarë ose plagosur nga banda...
Pse pikërisht Lindja? Në Lindje të Gjermanisë, AfD-ja, pj...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Biznesi i "call center", që pas vitit 2010 u zhvillua me s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...