Departamenti i Garave në FSHF ka caktuar çiftet dhe datat e turit 1/32 të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2026/27. Takimet e para do të zhvillohen më 6 tetor.
Të lidhura
None found
Në letër, Laçi dhe Skënderbeu kanë përballje më të lehta në këtë raund, përkatësisht ndaj Këlcyrës dhe Naftëtarit, ndërsa Flamurtari i Kërnajës do të luajë kundër Gramshit.
Më 6 tetor janë programuar tri ndeshje, kurse 13 përballjet e tjera do të luhen më 7 tetor. Të gjitha takimet nisin në orën 13:30.
Në turin e parë marrin pjesë skuadrat që përfunduan në vendet e 9-të dhe të 10-të në “Abissnet Superiore” gjatë sezonit 2025/26, 12 ekipet e Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar, 16 ekipet më të mira të grupeve A dhe B të Kategorisë së Dytë, si dhe dy skuadrat e kualifikuara nga turi paraeliminator.
6 tetor, ora 13:30:
Flamurtari – Gramshi
Besëlidhja – Sopoti
Skënderbeu – Naftëtari
7 tetor, ora 13:30:
Kukësi – Erzeni
Katrioti – Luzi 2008
Burreli – Eagle Football
Besa – Devolli
Korabi – Tërbuni
Iliria – Veleçiku
Luftëtari – Tomori
Pogradeci – Delvina
Apolonia – Maliqi
Laçi – Këlcyra
Lushnja – Shiroka
Oriku – Butrinti
Bylis – Albpetrol
Pas këtij turi, Kupa e Shqipërisë do të vijojë me fazat e radhës drejt trofeut të sezonit 2026/27. Tetë skuadrat e para të “Abissnet Superiore” në sezonin 2025-2026 do t’i bashkohen garës në fazën 1/8.
Çiftet çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të përcaktohen me short të lirë. Në të dyja këto faza, përballjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me nga dy takime.
