Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Shqiponjat" e Shkodrës arrestojnë 28 vjeçarin me drogë në makinë, VIDEO: E shiste në afërsi të shkollave

Shkruar nga Newsbomb
"Shqiponjat" e Shkodrës arrestojnë 28 vjeçarin me
"Shqiponjat" e Shkodrës arrestojnë 28 vjeçarin me drogë në makinë

Një 28 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, konkretisht Forcat "Shqiponja", me një sasi të konsiderueshme droge në tentativë për ta shitur atë në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reaction”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese