Shkodër/ Kapet 1.5 kg kanabis gati për shitje në afërsi të shkollave, në pranga 28-vjeçari

10:05, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap me rreth 1.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e kishte siguruar për shitje, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Operacioni antidrogë i koduar “Reaction” u finalizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së të riut u sekuestruan edhe peshore elektronike, pajisje për paketim me vakum dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë/ Shkodër

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Reaction”.

Goditet një rast i tentativës për shitje të kanabisit në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar që posedonte lëndë narkotike gati për shitje.

Sekuestrohen rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, një automjet, një aparat celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reaction”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco