Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se k...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se k...
Një 28-vjeçare ka humbur jetën nga murtaja pneumonike në Irkutsk të Rusisë, ndërsa deri në 200 persona që mund t&...
Një anije cisternë nafte është goditur sot nga një “raketë e paidentifikuar” teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuzi...
PORTUGALI - Java e ardhshme do të jetë gjithçka përveçse e zakonshme për titanët që krijuan dualitetin më epik ...
Videot intime që janë regjistruar në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila dhe kanë rrjedhur tashmë në internet, tregojnë...
Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të L...
Të shtunën vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranë...
DASHIKjo e premte ju gjen me një shtysë të shkëlqyer energjetike. Marsi dhe Jupiteri janë në pozicione tejet pozitive për s...
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për d...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se korrupsioni nuk është vetëm një problem politik, por një kosto që rëndon drejtpërdrejt mbi familjet, pensionistët dhe bizneset shqiptare.
Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve, Tabaku thotë se shqetësimet për korrupsionin, konkurrencën e deformuar, informalitetin, pastrimin e parave, prokurimet dhe pasigurinë e pronës nuk janë vetëm akuza të opozitës.
“Mos më besoni mua. Lexoni raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kriza për të cilën ne flasim, sepse e jetojmë çdo ditë, përshkruhet edhe atje”, shprehet ajo.
Sipas Tabakut, korrupsioni përkthehet në më pak para për pensionet, familjet dhe shërbimet publike, ndërsa kontratat e fryra dhe jotransparente krijojnë detyrime afatgjata për buxhetin.
“Ministrat ndryshojnë. Por kontrata mbetet. Fatura mbetet. Dhe fatura gjithmonë u shkon qytetarëve”, deklaron deputetja e PD-së.
Tabaku sjell edhe të dhënat e Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2025. Indeksi ra në 40.34 pikë nga 100, ndërsa monopolet dhe konkurrenca e pandershme u vlerësuan me vetëm 26.11 pikë. Korrupsioni mori 28.67 pikë.
Sipas saj, këto rezultate tregojnë vështirësitë që ndeshin kompanitë në marrëdhëniet me administratën, gjykatat, rregullatorët dhe një treg ku jo të gjithë konkurrojnë në kushte të barabarta.
Në video, Tabaku ndalet edhe te cilësia e investimeve të huaja. Ajo argumenton se Shqipëria ka nevojë për më shumë kapital amerikan dhe europian në teknologji, prodhim dhe sektorë që krijojnë vende pune me paga të larta, jo vetëm për investime të përqendruara në prona dhe ndërtime.
“Kapitali serioz kërkon gjykata që funksionojnë, kontrata që zbatohen, konkurrencë, transparencë dhe rregulla që nuk ndryshojnë sipas emrit të investitorit”, thekson ajo.
Tabaku e përmbyll mesazhin me kërkesën për kalimin nga ekonomia e favoreve tek ekonomia e rregullave, nga monopolet tek konkurrenca dhe nga kontratat e fshehta tek transparenca.
“Kapitali mund të hyjë edhe në një vend të padrejtë. Por besimi ndërtohet vetëm në një vend të lirë”, përfundon ajo.
Me zgjedhjet lokale në prag, Sali Berisha synon që në gjirin opozitar të afrojë edhe protestuesit që prej 125 ditësh mblidhen...
Pak ditë pasi Shoqata e Gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve refuzuan tryezën me kryeministrin Rama për çështjen e pagave, me p...
Ambasada amerikane në Tiranë po zhvillon një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës dhe medias për të prezantua...
Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kanë nisu...
Aktivisti Edison Lika ka reaguar nga protesta, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK për çështjen KAYO, ndërsa ka pa...
Nesër me 3 tetor në orën 16:00 shqiptarët e Diasporës kanë njoftuar protestë në Bruksel përpara Komisionit Europian...
Vijojnë të mbahen fjalimet në ditën e 125 të protestës para Kryeministrisë. Një nga protestuesit u shpreh se kreu i qev...
Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme nga SPAK, përfshirë kontrollet e ushtruara në vilën e biznesmenit Ron ...
Një protestuese ka mbajtur fjalën e saj gjatë tubimit kundër qeverisë, duke u ndalur te emigracioni i të rinjve dhe e ardhmja e f&...
Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun....