Ministrja Spahiu në Lushnjë: Vaksina e re 9-valente kundër HPV-së, mbrojtje më e gjerë për të rinjtë

3 Tetor 2026, 10:35Shëndeti TEMA
Ministrja Spahiu në Lushnjë: Vaksina e re 9-valente kundër

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ishte në Lushnjë në kuadër të vijimit të programit kombëtar të vaksinimit kundër HPV-së.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ministrja bën të ditur se vaksinimi po kryhet në të gjithë vendin me vaksinën e re 9-valente, e cila sipas Ministrisë së Shëndetësisë ofron mbrojtje më të gjerë ndaj tipeve të virusit HPV që lidhen me kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundje të tjera.

Programi i vaksinimit përfshin vajzat dhe djemtë 13-vjeçarë, në përputhje me Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit.

Gjatë vizitës në Lushnjë, ministrja Spahiu theksoi rëndësinë e vaksinimit si një masë parandaluese dhe si investim në shëndetin e brezave të rinj.

“Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë”, është mesazhi i fushatës së vaksinimit me vaksinën e re 9-valente kundër HPV-së.

Lini një Përgjigje