Maks Haxhia mban “peng” avokatët/ Meta: Po cenohen të drejtat e tyre dhe të qytetarëve
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skena...
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skena...

Qeveria e Kosovës vlerësoi më 2 tetor se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ky qëndrim është përfshirë në vendimin e miratuar në mbledhjen elektronike të qeverisë, në përgjigje të kërkesës së Kuvendit të Kosovës të 23 shtatorit për vlerësimin e projektligjit.
Vendimi, bashkë me tekstin e mendimit të qeverisë, i dërgohet Kuvendit.
Në njoftimin për mbledhjen, qeveria tha se vlerësimi përfshin përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian, ndikimin buxhetor dhe opinionin ligjor për përmbajtjen e projektligjit.
Vendimi përbën qëndrimin e qeverisë për nismën, ndërsa ndryshimet e propozuara ende nuk janë miratuar nga Kuvendi.
Nisma për ndryshimin e ligjit pasoi dënimin në shkallë të parë për krime lufte të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit me 18 dhe Rexhep Selimit me 13 vjet.
Të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin.
PDK-ja propozon, ndër të tjera, ngushtimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe bartjen te gjykatat dhe prokuroria në Kosovë të rasteve që do të konsideroheshin jashtë këtij juridiksioni.
Propozimet përfshijnë edhe mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, vuajtjen e dënimeve në Kosovë dhe mundësinë që presidenti t’i falë të dënuarit.
Kurti kishte deklaruar më 30 shtator se zyra e tij ligjore po e shqyrtonte propozimin dhe se përgjigjja për Kuvendin do të jepej brenda javës.
Ekspertë juridikë kanë paralajmëruar për Radion Evropa e Lirë se ndryshimi i ligjit dhe zbatimi i ndryshimeve të synuara përballen me kufizime kushtetuese dhe me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se deputetët kanë kompetencë të nisin ndryshime ligjore, por ato nuk mund t’i cenojnë obligimet që Kosova ka marrë përsipër për gjykatën.
Përmes shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian më 2014, Kosova u zotua, ndër të tjera, të konsultohej me BE-në për ndryshime ligjore që ndikojnë në mandatin e gjykatës apo në procedurat përkatëse.
Dhomat e Specializuara i kanë thënë REL-it se nuk janë konsultuar për nismën.
“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë mbi nismat politike”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Një ditë para vendimit të Qeverisë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e pyetur në Prishtinë për nismën për ndryshimin e ligjit, tha se i takon Kosovës të vendosë, por theksoi se “është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit”.
Në konferencën e përbashkët me Kurtin më 1 tetor, ajo tha gjithashtu se mandati i institucioneve të pavarura gjyqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se aktgjykimi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të pandehurve.
Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara është edhe një nga kërkesat e protestuesve që, nën thirrjen “Jo në emrin tim”, kanë protestuar në Prishtinë kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Organizatori Çlirim Haziri i ka thënë REL-it se kërkojnë edhe garantimin e një buxheti mbështetës për mbrojtjen e katër të dënuarve.
PDK-ja e ka lidhur vazhdimin e diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Pas takimit me Kurtin në mbrëmjen e 2 tetorit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje. Ai përsëriti se miratimi i ndryshimeve është i domosdoshëm për partinë e tij dhe se më pas është e hapur të diskutojë për presidentin.
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor dhe Kosova rrezikon zgjedhje të reja parlamentare nëse deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin kreun e shtetit./ Rel
Presidenti i SHBA Donal Trump i ka shpallur luftë Hagës. S...
Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, ngrit...
Më shumë se 5,700 njerëz janë vrarë ose plagosur nga banda...
Pse pikërisht Lindja? Në Lindje të Gjermanisë, AfD-ja, pj...
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të q...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar të enjten a...
Ekspertët thonë se largimi i forcave amerikane nga Iraku d...
Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 1...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Policia turke arrestoi këtë të enjte kryetarin e bashkisë ...
Polonia do të zgjasë kontrollet përgjatë kufirit të saj me...
Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, miratoi m...
Pas Tiranës, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von...
Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Ha...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Rad...
E dënuara me vdekje në Tennessee, Christa Pike, është dërg...
Forcat e sigurisë në Francë kanë arrestuar dje mbi 600 per...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjo...
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja d...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Peshkopi ku një ...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Qeveria e Kosovës vlerësoi më 2 tetor se nuk ka pengesa li...
Presidenti i SHBA Donal Trump i ka shpallur luftë Hagës. S...
Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, ngrit...
Më shumë se 5,700 njerëz janë vrarë ose plagosur nga banda...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Biznesi i "call center", që pas vitit 2010 u zhvillua me s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...