AKTUALITET /

"Zot më ndihmo!", kandidati për president në Austri zotohet se do kthejë përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Shkruar nga Versus

"Zot më ndihmo!", kandidati për president në Austri

Austri- Gunther Fehlinger-Jahn, aktualisht kryetar i "Austrian Committee for NATO Enlargement" ka shpallur synimin për të kandiduar për President Federal të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028.

Në rrjetet e tij sociale ai ka publikuar një video që ka suprizuar jo pak persona. Teksa ndodhej në Muzeun e Vjenës, Fehlinger u zotua se nëse arrin të bëhet president i Austrisë, do të mundësojë rikthimin e përkrenares dhe shpatës së heroit tonë kombëtar Skënderbeu, në Krujë.

“Si president do të rikthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri. Zotohem! O Zoti im më ndihmo të përmbush këtë zotim. Për Skënderbeun, Austrinë dhe Shqipërinë”- shprehet ai në videon e publikuar.

Fehlinger njihet për deklaratat e tij të forta për zhvillimet rajonale dhe për angazhimin e tij me Kosovës dhe Shqipërinë duke bërë fushatë për njohjen ndërkombëtare të Prishtinës zyrtare. Versus.al

Poll