AKTUALITET /

Shteti heshti për skandalin e maqedonasve, dibranët vendosin sërish flamurin kuqezi në majën e Korabit

Shkruar nga Versus

Shteti heshti për skandalin e maqedonasve, dibranët vendosin

Është dashur ndërhyrja e banorëve të Dibrës për të rikthyer sërish flamurin kuqezi në majën më të lartë të Shqipërisë, malin e Korabit 2764 metra.

Ndërkohë që institucionet zyrtare heshtën për skandalin ku flamuri maqedonas u vendos në majën e Korabit duke hequr edhe shqiponjën dykrenare, dibranët kanë ngjitur sërish majën më të lartë për të rivendosur flamurin kuqezi aty ku i takon të jetë. Për skandalin e palës maqedonase pati edhe një “mburrje” në rrjetet sociale nga kryetari i komunës së Kumanovës.

Mbetet shqetësues fakti sesi përdhosja e simboleve kombëtare shqiptare kalon pa një reagim zyrtar nga asnjë prej shteteve që ndajnë kufirin së bashku. Versus.al

Poll