Ky është 21-vjeçari që kërcënoi biznesmenin në Peshkopi, shok me djalin e tij

Personi që shikoni në foto, është Engjëll Karoshi, 21-vjeçari i arrestuar nga policia për kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi.

Sipas hetimeve, Karoshi e njihte biznesmenin pasi ishte shok me djalin e tij. Para hetuesve, 21-vjeçari ka pranuar se ishte autori i kërcënimit dhe ka deklaruar se e kishte bërë në formë presioni, me qëllim që t’i merrte biznesmenit 50 mijë euro.

Të lidhura

None found

I riu dyshohet se kishte vendosur një kuti, e cila pretendohej se përmbante lëndë plasëse, në një cep të karburantit. Ai kishte shkuar në këmbë dhe, pas vendosjes së kutisë, kishte hequr rrobat që kishte veshur dhe i kishte hedhur në një kosh.

Më pas, Karoshi ishte rikthyer pranë karburantit dhe kishte qëndruar aty duke parë ndërhyrjen e policisë dhe neutralizimin e kutisë së dyshimtë.

Hetuesit kanë kqyrur dhjetëra kamera sigurie në zonë dhe kanë rindërtuar lëvizjet e autorit, duke arritur të identifikojnë 21-vjeçarin.

Në letrën e lënë bashkë me kutinë kërkoheshin 50 mijë euro, ndërsa ishte përcaktuar edhe adresa ku paratë duhej të transferoheshin në Bitcoin.

Kutia u neutralizua nga specialistët e RENEA-s dhe nga verifikimet rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë plasëse.

Hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.


Shtuar më 3.10.2026 11:05

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet