John Terry parashikon që Arsenali do ta fitojë titullin e Ligës Premier, ndërsa për Chelsean, ish-klubi i tij, mendon se do të ketë luhatje gjatë gjithë sezonit.
Të lidhura
None found
Gjatë një bisede në TikTok me ish-sulmuesin e Arsenalit, Theo Walcott, ish-kapiteni i Chelseat pranoi se nuk ishte e lehtë të mbështeste “Topçinjtë”. Megjithatë, ai vlerëson se skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta i ka të gjitha cilësitë për ta mbrojtur kurorën.
“Fatkeqësisht, më duhet të them se Arsenali është qartazi kandidati kryesor për titullin kampion”, deklaroi fillimisht Terry.
“Ne [Chelsea] patëm një nisje të mirë dhe në fakt i dhamë juve [Arsenalit] një ndeshje të mirë”.
“Që nga ajo ndeshje kemi pasur suksese dhe dështime, për të qenë i sinqertë, dhe mendoj se ky do të jetë sezoni ynë”, përfundoi anglezi.
Terry shpreson që Chelsea ta mbyllë sezonin në katër vendet e para, por beson se londinezëve u duhen ende disa vite për të qenë gati për një sfidë për titull.
