Zjarri ka përfshirë prej mëngjesit të sotëm zonën e Myltes në Rrilë, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Flakët kanë avancuar në drejtim të GrykLumit, ndërsa era ka ndihmuar në përhapjen e tyre në zonë.
Zjarri ka përfshirë kryesisht ferra dhe shkurre në hapësirat bujqësore, ndërsa flakët janë përhapur në sipërfaqe të gjera bujqësore.
Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po ndërhyjnë për të neutralizuar vatrën e zjarrit.













