“96% e vajzave me qerpikë artificialë kanë parazitë”, okulisti zbulon rrezikun në “Mes’dritë

Një studim ka ngritur shqetësimin për higjienën e qerpikëve artificialë, pasi sipas të dhënave, parazitë janë gjetur te 96% e vajzave që i përdorin ato.
Mjeku okulist Rubin Topi, i ftuar në studion e “Mes’Dritës” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelaj, foli për rreziqet që mund të sjellë përdorimi dhe mirëmbajtja jo e duhur e qerpikëve artificialë.
Topi theksoi se higjiena është thelbësore dhe paralajmëroi se moslarja e qerpikëve artificialë mund të favorizojë shfaqjen e parazitëve, të cilët mund të dallohen me mikroskop dhe mund të vendosen në rrënjën e qerpikut.
Sipas okulistit, përveç higjienës, rëndësi kanë edhe cilësia e materialeve dhe ngjitësi i përdorur. Ai këshilloi që trajtimet të kryhen në ambiente të sigurta dhe të verifikuara, duke respektuar kushtet e higjienës.
Pjesë nga intervista:
Rubin Topi: Gjithmonë e më tepër luksi dhe paraqitja ka marrë rëndësi. Pjesë e saj është edhe qerpiku artificial. Duhet të shkohet në adresa që është vërtetuar që bëhet një punë e mirë. Një adresë që me kalimin e kohës, tregon qw wshtw ruajtur higjiena. Higjiena është shumë e rëndësishme. Edhe materialet duhet të jenë në cilësi shumë të mira. Fatkeqësisht ka shumë vajza që kanë rënë viktimë e një pune me cilësi të ulët dhe ka pasur raste deri në rënie komplet të qerpikëve. Janë të dyja anët e medaljes. Me rënien e qerpikëve, pastaj hyjmë në një problem shëndetësor.
Alma Çelaj: Çfarë ndodh në këto raste?
Rubin Topi: Ka raste që mund të dalin sërish qerpikë, por shumë pak. Ka raste që dëmi është më i pakët dhe ridalin. Por duan kohën e vet të rikuperohen. Duhet të informohen mirë, të pyesin aty ku shkojnë. Të pyesin për materialet. Duhet higjienë absolute. Qerpikët artificialë, veç rëndësisë, por moslarja sjell që janë gjetur parazitë. Parazitë në qerpikët artificialë. Mund të dallohen me mikroskop, jo me sy të lirë. Ky parazit do të bëjë fole në rrënjën e qerpikut. Ngjitësi që përdoret është shumë i rëndësishëm. Shumë probleme nga aty lindin.
/vizionplus.tv




