Bota
Alarm në Kretë! 45 persona shpëtohen nga një varkë në det të hapur

Rreth 45 persona janë shpëtuar nga një varkë në vështirësi, në një zonë detare rreth 26 milje detare në juglindje të Kalamakit, në Kretë.
Operacioni i shpëtimit u aktivizua pasi varka u pikas nga një anije cisternë me flamur algjerian, e cila po lundronte në atë zonë.
Reklamë
Një anije e FRONTEX-it mbërriti në vendngjarje dhe mori në bord personat, të cilët po transportohen drejt portit të Kala Limenas.
Operacioni u zhvillua në kushte me erëra veriore me forcë 4 ballë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




